Pandemia nuk i ndërpret ëndrrën, Gerrard nuk ka dyshime për Florian Kamberin

Aventura e Florian Kamberit me klubin e Rangers nuk do të zjgasë vetëm pak muaj, pasi gjigandët skocez duket se kanë qellime afatgjata për sulmuesin kuqezi. Ky i fundit kaloi në forma huazimi nga Hibernian te Rangers, duke bërë një hap tepër të madh në karrierën e tij. Dëshirën e madhe dhe lumturinë për të qenë pjesë e një ekipi të tillë nuk e ka fshehur asnjëherë, duke e thënë hapur se nuk ka shkuar në “Ibrox“ për vetëm 6 muaj.

Megjithëse pandemia e ndërpreu kampionatin skocez qysh në muajin mars, nuk ndali ëndrrën e Florian Kamberit. Ato 9 paraqitje me fanellën e klubit historik duhet se kanë mjaftuar që futbollisti të lërë gjurmët e tij. Sipas medias “Football Insider“, Gerrard është i kënaqur me lojtarin kuqezi dhe dëshiron ta mbajë në Glasgoë edhe pas përfundimit të huazimit. Në kontratë nuk ekziston klauzola e blerjes, megjithatë mund të ndodhë skenari i Hagit.

Ky i fundit mbërriti te Rangers në të njëjtën formë si Kamberi, por së fundi ka nënshkruar një kontratë të përhershme me klubin. Diçka e tillë pritet të ndodhë edhe me rastin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, që me shumë mundësi do të vijojë të jetë nën urdhërat e Gerrard, për të dhënë më të mirën e tij dhe për t’u munduar të lërë emër me klubin gjigant të Rangerd./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *