Panamaja në festë, shënon mbrojtësi veteran

ANGLI – PANAMA   6-1

Shënues: Stouns 8′, 40′, Kejn 22′ pen., 45’+1 Pen., 62′, Lingard 36′ / Baloj 78′

78′ GOL PANAMAJA! Dhe çfarë feste në stadium! Goditje dënimi, Avila kroson bukur dhe i sapofuturi Baloj, 37 vjeç, shënon një gol të bukur, i pari në një Botëror për Panamanë. Çfarë feste e bukur për veteranin, i cili ka luajtur mbi 100 ndeshje me kombëtaren!

76′ Kapiteni panamez Torres, i harruar në zonë gjatë një goditjeje nga këndi, godet jashtë nga pak metra. E pafat Panamaja, një gol do të ishte festë e madhe, përtej humbjes së thellë.

70′ Objektivi u tejkalua, zëvendësohen Kejn, Lingard e Triper. Tani Anglia vendos të kursehet.

62′ GOL ANGLIA! Nuk kanë mëshirë anglezët. Loftus-Çik godet nga distanca, Herri Kejn devijon pa dashje dhe gol. I treti personal për kapitenin anglez, tashmë shënuesi më i mirë i Botërorit me 5 gola.

PJESA E PARË – Çfarë spektakli Anglia! Ne një Botëror ku ekipet e vogla kanë bërë mrekulli, Anglia u tregon rivalëve si mbyllen ndeshjet që duken të lehta në letër. Pesë gola, sulme pa fund, skema të shkëlqyera. Panamaja shumë e dobët, dakord, por sa herë kemi thënë kështu këtë Botëror, kujtoni Iranin, Kosta Rikën e me radhë.

45′ GOL ANGLIA! Herri Kejn, sërish penallti perfekte, 4 gola këtë Botëror, sa Ronaldo e Lukaku.

44′ PENALLTI PËR ANGLINË! Mundje në zonë, Kejn e Stouns ndalen me faulle.

40′ GOL ANGLIA! Edhe Stouns feston, sërish. Qendërmbrojtësi kthehet në golashënues. Aksioni që çon te goli është art më vete.

36′ GOL ANGLIA! Çfarë goli nga Lingard! Sulmuesi, i cili fitoi penalltinë e golit të dytë, këtë radhë shënon vetë, me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zone, me topin që ndalet në trekëndëshin e majtë të portierit panamez.

1962 – Prej vitit 1962 nuk ndodhte që një anglez të shënonte në dy ndeshjet e para të Botërorit.

22′ GOL ANGLIA! Perfekt Herri Kejn, fort dhe saktë, në trekëndëshin e djathtë të portierit. Goli i tretë në dy ndeshje për kapitenin anglez.

20′ PENALLTI PËR ANGLINË! Lingard ndal topin në zonë dhe Eskobar shkakton faull. I shkëlqyer pasimi i Tripier që nga mesfusha.

8′ GOL ANGLIA! Pas një fillimi ku Panamaja po mundohej ta ngacmonte Anglinë, Tre Luanët gjejnë golin. Goditje nga këndi, Xhon Stouns harrohet në zonë dhe me kokë nuk fal! Goli i dytë që shënon një futbollist i Mançester Sitit për kombëtaren angleze, i pari në Botërorin 1982.

1′ NIS NDESHJA

Prej orës 14.00 Anglia përballet me Panamasë në Nizhni Novgorod.

Tre Luanët kërkojnë fitoren e dytë rresht në Kupën e Botës dhe nuk e nisin me dy fitore prej Botërorit 2006.

Ne krahasim me ndeshjen hapëse kundër Tunizisë Anglia bën një ndryshim të rëndësishëm në mesfushë, ku nuk ia del Dele Alli. Talenti i Totenhemit pësoi një dëmtim në ndeshjen hapëse dhe nuk është riaftësuar në kohë për sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *