Pamjet nga “Sport Ekspres”/ Shihni hapjen e dyerve tek “Arena Kombëtare” për të parën herë

“Arena Kombëtare” ka çelur sot për herë të parë dyert për të gjithë tifozët që kanë kureshtje për të parë nga afër stadiumin më të ri të Shqipërisë. Një arenë kjo e cila është një “luks” për futbollin shqiptar, pasi është nga më të mirat në Ballkan. Ndeshja e parë inaguruese do të fillojë vetëm pas pak minutash. Do të jenë femrat ato që do të shkelin për herë të parë në tapetin e stadiumit, në përballjen mes Apolonisë dhe Vllaznisë.

Ndërkohë “Sport Ekspres” ju paraqet edhe pamjet më të fundit nga brenda këtij impianti, që ka hapur dyert për tifozët, gazetarët dhe çdo të interesuar rreth futbollit. Sigurisht që impresioni i parë të lë shije të mirë dhe nuk ka shumë krahasime me stadiumet e tjera në Shqipëri. Pamja e stolave me ngjyrë të kuqe është ajo që bie menjëherë në sy, për t’i dhënë më tepër bukuri dhe hijeshi./Sport Ekspres/