Pamjet e patransmetuara! Gjesti i ulët i Ronaldos me tifozin, e shtyn dhe nuk reagon teksa tërhiqet zvarrë për një foto

Një episod i veçantë ka ndodhur në minutat e fundit të takimit mes Lyon dhe Juventusit. Teksa rezultati ishte në shifrat 1-0 dhe flitej për aksionet e fundit. Një tifoz ka shkuar për të bërë një fotografi me Ronaldon, por ka gjetur momentin e gabuar.

Portugezi nuk është treguar aspak miqësor, përkundrazi, duke e shtyrë që të dali nga fusha. Për ta ndalur sigurimi ka përdorur edhe disa taktika të evitueshme duke e shtrirë në tokë djaloshin dhe duke e larguar zvarrë nga fusha, pavarësisht se kërkonte vetëm një foto me Ronaldon.

Sigurisht që sjellja e portugezit lë shumë për të dëshiruar pasi mbi të gjitha, përgjegjësia dhe faji nuk mund të shfryhet mbi adhuruesit që e shprehin dashurinë e tyre në mënyrë të ndryshme. Këto pamje nuk lejohen që të transmetohen për të mos marrë vëmendje, por më poshtë keni disa momente që janë xhiruar nga tifozët e tjerë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *