Pamje të pabesueshme, gol identik si i afërmi i vet, 80 vite më pas

Fundjavën e shkuar Fejenordi turpëroi Spartën në derbin e Roterdamit në Holandë, duke fituar 7-0.

Në atë takim luajti për herë të parë në formacion në Eredivisie sulmuesi i ri Dilan Vente, i cili shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes.

Gol i veçantë për 18-vjeçarin, gol i pabesueshëm për një arsye të rrallë: Vete shënoi një gol identik me një të shënuar nga vëllai i gjyshit të tij, Leen Vente.

Futbollist i famshëm në vitet ’30, Vente kishte shënuar një gol me kokë në vitin 1937, që është identik me atë të shënuar 80 vite më vonë. Rastësi e çmendur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *