Pamje shokuese/ 102 minutat e Everton-Totenhem, shtangen lojtarët dhe lot në “Premier League”

Everton-Totenhemi është mbyllur me rezultatin 1-1 pas 102 minuta loje. Një dramë e madhe në “Premier League”, ndërsa sulmuesi i vendasve, Tosun, ka shënuar në minutën e 97.

Por rezultati ka kaluar në plan të dytë këtë ndeshje. Ajo që është komentuar gjerësisht është ndërhyrja e Son Heung-Min ndaj Andre Gomez. Kartonin e kuq i dha menjëherë arbitri, por koreano-jugori as që e kishte mendjen te ngjyra e kartonit.

Sulmuesi i Totenhemi është shokuar kur pa kaviljen e kundërshtarit të tij pas faullit që i shkaktoi, që kishte dalë vendit. Momente shumë dramatike kjo në ndeshje, ndërsa të gjithë futbollistët nuk po i besonin syve. /Sport Ekspres/