Palota në mendime, tre trajnerë elitar në balotazh për stolin e Romës

Ditët e Euzebio Di Françeskos në krye të stolit të Romës po shkojnë drejt fundit. Ecuria e dobët e klubit verdhekuq, po bën që presidenti italo-amerikan Xhejms Palota, të hedhë sytë nga tregu i trajnerëve të lirë.

Sipas burimeve të së përditshmes italiane “La Stampa”, numri një i klubit roman ëndërron të sjellë Antonio Konten në krye të skuadrës së tij romane. Firma me ish-trajnerin e Juventusit dhe Çelsit do të jetë tejet e vështirë, prandaj në tavolinë janë dhe dy opsione të tjera.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Fiorentinës Paulo Soza dhe Vinçenco Montelën, ky i fundit e ka drejtuar Romën për një periudhë të shkurtër në vitin 2011. Në ndryshim nga Konte, i cili është në një proces gjyqësor ende të pazgjidhur me klubin e Çelsit, diçka kjo që e pengoi të negocionte me Real Madridin, pas shkarkimit të Lopeteguit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *