Palermo nis revolucionin, edhe Sadiku e Hyka në shënjestër

0

Kohë tregu në futboll, kohë aludimesh e spekulimesh, që jo detyrimisht rezultojnë të sakta.

Palermo ka mbyllur një vit të dështuar dhe tashmë kërkon 6-7 lojtarë cilësorë, për të mbijetuar në Serinë A.

Sipas “Corriere dello Sport”, në listë janë edhe Armando Sadiku e Jahmir Hyka, lojtarë që do të përforconin ndjeshëm sulmin siçilian.

Megjithatë, Sadiku kushton shtrenjtë dhe kjo ka bërë të mbetet te Zyrihu, ndërsa Hyka është ndër yjet e Lucernës dhe nuk ikën dot pa u paguar disa milionë euro.

Një zgjidhje do ishte huazimi, por duhet parë sa të gatshëm janë klubet dhe lojtarët për ” parkim” 6-mujor.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.