Pakult: Së paku nuk duhet të mundeshim, ndonjëherë humbet dhe pa meritë

0

 

Peter Pakult ishte mjaft i zhgënjyer në intervistën për “Gol pas Goli” në “Supersport” tekniku austriak e thotë hapur që tani është Europa ajo që skuadra e ti synon, por nuk preferon që t’ia faturojë ndeshjet në shtëpi gjendjes së fushës.

“Rezultati është shumë dëshpërues për ne pasi donim ta fitonim ndeshjen. Mendoj se kam shumë vite në futboll dhe e kam parë një ndeshje të tillë, që një kundërshtar të mund vetëm me një goditje, ishte një pakujdesi në mbrojtja jonë dhe kundërshtari na ndëshkoi”.

“Të paktën në ndeshje të tilla nuk duhet të mundesh, ne kërkonim golin e avantazhit dhe nuk duhej që ta humbnim ndeshjen kështu”.

“Që në momentin kur kam ardhur e kam thënë që Skënderbeu është para nesh ne donim që të përmirësohem dhe ta ngushtonim diferencën nga ndeshja në ndeshje. U munduam që ta korrigjonim rezultatin sot, por ky është futbolli, ndonjëherë humbet dhe pa meritë”.

“Nga momenti që kam ardhur, e dinim se zona për Europën ka shumë rivalitet. Ne synonim që të siguronim një vend në zonën europiane sa më parë, por mund të ndodhë dhe në fazën e katërt. Uroj që të jemi sa më parë në këtë zonë. Duhet nga ndeshja në ndeshje të përmirësohemi dhe të marrim pikët që do na çonin në Europë”.

“Edhe javën e shkuar tentova ta sajoj. Këtu lajë,m për 6 vitesh dhe nuk dua ta kemi si një arsyetim për këto rezultatet. Kjo temë do të bisedohet për sezonin e ardhshëm. Sa jam unë në dijeni do t’i zhvillojmë ndeshjet këtu”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.