Pakult: Po pësojmë shumë gola. Presidenti zgjoi skuadrën në pushim

Trajneri i Kukësit Peter Pakult ka mbetur i kënaqur pjesërisht nga Kukësi pas fitores ndaj Teutës. Skuadra nuk i pëlqeu fare fillimisht, me pjesën e parë që ishte e dobët, ndërsa mbrojtja e ka mërzitur sërish, por sulmi ka qenë perfekt.

Pse kaq shumë nervozizëm? “Luftonim për diçka të rëndësishme sot, të dyja palët. Teuta do mbijetesën, ne duam vendin e dytë, ndaj kishte nervozizëm. Nuk e nisëm mirë ndeshjen, derisa pësuam gol. Nuk ishim agresivë, nuk bëmë pasime të sakta dhe e nisëm dobët.

“Në fund të pjesës së parë u përmirësuam dhe nisëm të ndërtonim lojë e raste, për fat erdhi barazimi pa u mbyllur pjesa e parë. Në pushim në dhomat e zhveshjes erdhi edhe presidenti dhe i dha një shtysë më shumë skuadrës duke mbajtur një fjalim të shkurtër dhe skuadra ishte edhe më e karikuar në pjesën e dytë. Pësuam dy gola, por shënuam 3 dhe kishim rast të shënonim golin e katërt. Po pësojmë shumë gola dhe në fund vuajtëm, kjo më shqetëson. Mbrojtja ka pësuar ndryshime shpesh këtë sezon, por për pjesën finale të sezonit shpresojmë të jemi të plotë dhe të shkojmë aty ku dua.

Pas largimit të Bakajt, i kënaqur nga sulmi? “Natyrisht, është shumë e rëndësishme të shënojmë dhe ia dolëm. Guri shënoi dy herë, jam shumë i kënaqur me Shkodrën, shënoi një gol të bukur dhe kishte nevojë, do të rritet me kalimin e kohës. Goli i dytë i Gurit ishte klas më vete.

Pozicioni i Shkodrës në fushë? “Kur erdha këtu pashë videot e tij dhe kam kuptuar që pozicioni i tij natyral është pas sulmuesit, por aty luante Bakaj, ndaj e tërhoqa pas. Tani besoj se Shkodra do të japë maksimumin tani, pas Gurit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *