Pakult: Lideri i sulmit? Kemi shumë opsione

Peter Pakult erdhi në janar dhe tani ka kohë që të bëjë dhe bilancet. Tekniku i Kukësit komentoi muajt te Kukësi, por duket se që tani mendon për të ardhmen dhe e lë pas krahëve sezonin që sapo u mbyll dhe fillon e hedh piketat për edicionin e ardhshëm. 58-vjeçari hedh piketat për të ardhmen, por nuk jep detaje sa i përket pasuesit të Gurit, edhe pse zbulon se i janë ofruar shumë opsione.

Trajner, si ka qenë kjo periudhë e juaja te Kukësi, i prisnit kështu këto dy faza?

Ishin 5 muaj shumë interesant, të cilat kaluan shumë shpejt që kur u njoha me skuadrën në Antalia. Qëllimi ynë ishte që në këto muaj ta çonim Kukësin në Europë. Nuk e kisha pritur që të kishim një ecuri shumë të mirë gjatë kësaj periudhe. Mendoj se ekipi ka bërë një punë shumë të mirë. Kemi pasur një ecuri shumë të mirë që pas ardhjes nga Turqia. Në fillim morëm një fitore në Shkodër dhe ishte gjë e mirë që e nismë mbarë.

Ishin këto muaj fillimi i një Kukësi akoma dhe më të suksesshëm, pasi ju keni dhe 1 vit kontratë…

Para nesh kemi një punë shumë të vështirë. Kemi pasur mungesa dhe do tentojmë që të gjejmë lojtarë të rinj që ta përforcojmë skuadrën.

Guri tani nuk është më i juaji, e keni gjetur pasuesin?

Kemi shumë opsione tani, pasi na janë ofruar shumë lojtarë, kemi një punë shumë të madhe para nesh, që të marrim vendimet e duhura. Ecuria që ka pasur Guri gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë e mirë. Do të jetë e vështirë për ta zëvendësuar. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën për gjetur një pasues sa më të denjët.

Kukësi përgatitet për Europa League, apo për Champions League?

Kukësi është i gatshëm që më datë 11 qershor të nisë përgatitjet për sezonin e ri, kaq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *