Pakult: Gjici është impulsiv, do të doja në skuadër një si… Pakult

0

 

Trajneri i Kukësit: Besoj se gabimet e gjyqtarit janë njerëzore, më krahasojnë me Ernst Hapel si trajner në Austri

Peter Pakult mori besimin e presidentit Gjici në ditët e para të janarit. Një austriak për stolin e Kukësit, për të shpëtuar sezonin, për të rikuperuar një diferencë shumë të madhe me Skënderbeun, ose shkurtimisht për të shpëtuar sezonin. Nga titulli kampion me Rapidin e Vjenës te aventura si kuksian. 17-vite si trajner por në vitet e fundit në kërkim të lavdisë. Në një intervistë për “Procesin Sportiv” të “Top-Channel”, 58-vjeçari flet që nga periudha që ka qenë futbollist deri te ndryshimet mes futbollit shqiptar dhe atij austriak e gjerman. Nuk mungon dhe komenti për presidentin Safet Gjici, por tregon dhe atë çka e çudit më së shumti,  gjë që nuk lidhet me sportin.

Profesor, jeni afruar prej pak kohësh te Kukësi, si u arrit ky transferim?

Për krishtlindje mora një telefonat nga një miku im ku më tha në isha i interesuar të vija në Shqipëri. Çështja u zgjidh për dy ditë dhe ja ku jam. Kam pasur edhe më parë kontakte për të qenë këtu, por këtë radhë u bashkuan shumë gjëra. Para disa vitesh isha kandidat dhe për Kombëtaren e Shqipërisë, por ashtu si rrodhën gjërat presidenti Duka bëri zgjedhjen e duhur.

Kthehemi pak pas kur keni qenë vetë lojtarë, keni shënuar shumë gola në periudhën që keni luajtur…

Në karrierën time kam luajtur për shumë ekipe ashtu si dhe për kombëtaren e Austrisë . Kam bërë një karrierë të mirë. Idhulli im ka qenë Kurt Jara. Ka qenë pika ime e dobët, luante në krahun e majtë dhe më pëlqente shumë. Si futbollist pozicioni im i preferuar ka qenë 9-ta klasike, por në atë kohë luhej me një skemë ndryshe, 3-2-5, një skemë që sot nuk aplikohet më. Unë do ta doja një si Pakult në skuadrën time.

Çafrë mund të na veçoni nga karriera juaj si futbollit, sa i përket arritjeve që keni pasur?

Si futbollist kam fituar dhe tituj kampion. Në vitin 1985 me skuadrën e Rapidit të Vjenës shkuam deri në finalen e Kupës së Kupave, ku rrugës eliminuam dhe Seltikun, por aty na mundi Evertoni me rezultatin 3-1. Ka qenë një sezon shumë i mirë për mua. Do të veçoja dhe vitin e fundit te skuadra gjermane e Mynih 1860, kur isha 35 vjeç, bëra një sezon të bukur. Arritëm të ngjiteshim nga kategoria e dytë në të parën.

Ku ndryshon futboll shqiptar nga ai i vendeve ku ju keni drejtuar më parë?

Si trajner më thonë që ngjaj pak me Ernst Hapel, por vetë nuk e mendoj këtë. Kam drejtuar shumë ekipe, por bota e trajnerëve ka ndryshuar tashmë, ndryshohen më shpesh. Në 2008 ishte maja si trajner, pasi dola kampion me skuadrën time të Rapidit. Këtu në Shqipëri ka ndryshime me Gjermaninë dhe Austrinë, aty ku kam drejtuar unë. Edhe aty kërkohet sukses, por këtu kërkohet menjëherë. Të gjitha dëshirat kërkohen në realitet shpejt. Në futboll duhet pak kohë. Presidenti ynë është impulsiv, i kërkon rezultate, por duhet pak kohë dhe unë kam besim se do ti bëjmë ato.

Klubi ka bërë një deklaratë në lidhje me gjykimin në ndeshjen e fundit, cili është mendimi juaj në lidhje me gjykimin në Shqipëri?

Të gjithë ata njerëz që i kundërshtojë apo i sulmojnë arbitrat duhet të bëhen një herë vetë arbitra. Unë mendoj se ata më shumë duhet të mbrohen sesa të kritikohen. Çdo trajner dhe çdo lojtar duhet të ketë më shumë respekt për gjyqtarët. Unë vetë nuk dua të përzihem me deklaratën e klubit, por është e vërtetë që arbitrat kanë gabuar disa herë, si në ndeshjen e fundit me Kamzën, por besoj se kanë qenë gabime njerëzore.

Çfarë ju bën më së shumti përshtypje në vendin tonë?

Në Europë po ece në vijat e bardha është diçka tjetër, ndërsa këtu duhet të bësh shumë kujdes, pasi shoh gjëra të çuditshme. Duhet të bësh shumë kujdes, pasi në trafik shoh gjëra që nuk i kisha parë ndonjëherë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image