Pakult: Gjici do grupet, unë Gavazajn

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult ka folur komentuar shortin e Champions-it, në mediat e vendit të tij, por jo vetëm. Timonieri i verilindorëve ka është shprehur për “kurier.at” i kënaqur për faktin se në turin e parë do të sfidojnë Valetën e Maltës: “Mund të them se jemi të kënaqur nga shorti. Tani duhet të mbledhim informacion sa më parë për kundërshtarin. I kemi të qarta objektivat: presidenti kërkon që të shkojmë në grupet e Europa League-s”.

Vetë tekniku ka treguar se dhe ai vetë po punon për të afruar lojtarë nga Austria te Kukësi, megjithatë tregohet i sinqertë se nuk është e lehtë që të bindësh futbollistët që të transferohen në Shqipëri: “Kam negociuar me disa lojtarë austriak, megjithatë pjesa më e madhe nuk shprehin gëzim kur i ftoj të luajnë në Shqipëri”.

58-vjeçari e gjen kohën që të reklamojë vendin tonë, duke i këshilluar austriakëve se vendi ynë duhet vizituar, edhe pse “nami” nuk është dhe ai i mirë: “Është një jetë normale si në të gjitha vendet e Ballkanit edhe pse thuhet se është një nga vendet më të varfra në Ballkan. Duhet ta vizitoni. Jetesa është si në çdo vend tjetër. Trafiku këtu më kujton Vjenën”.

Pakult më pas tregon dhe nivelin e futbollit në Shqipëri, duke vënë në dukje dhe një herë faktin se loja karakterizohet nga shumë ndalesa: “Gjyqtarët këtu vërshëllejnë menjëherë dhe pjesa më e madhe e lojtarëve janë mësuar me këtë gjë. Këtu ka kualitet, por loja është shumë e ngadaltë”.

Në fund, trajneri i Kukësit zbulon dhe dëshirën e madhe që ka, duke treguar se si pasues të Gurit sheh lojtarin e Skënderbeut, Enis Gavazajn, megjithatë e pranon se do të jetë e vështirë që të kryhet kjo lëvizje, pasi për të ka interes dhe nga dy skuadra me emër në rajon: “Dua të afroj Gavazajn, por me sa kam dëgjuar për të kanë interes Hajduku i Splitit dhe Rapidi”, ka përfunduar trajneri i Kukësit, Peter Pakult.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *