Pakult: Gabuam pjesën e dytë, Kukësi nuk është me fat aq lart

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga eliminimi në kupë, në një sfidë që dukej se Kukësi e kishte kualifikimin në dorë, pasi kryesonte 1-0 dhe dukej superior deri në pushimin e ndeshjes së sotme ndaj Laçit. Pjesa e dytë është pengu i Pakultit, i cili gjithsesi është i bindur se skuadra e tij vlen dhe ka bërë një sezon shumë të mirë që prej ardhjes së tij.

“Situatë jo e mirë, e dëshironim të gjithë finalen. U mërzita shumë, mendoj se mund të bënim më shumë dhe e pashë gjithë skuadrën të dëshpëruar, është një eliminim i hidhur. Barazimi 0-0 i vajtjes linte gjithçka të hapur. Sot shënuam dhe kryesonim me meritë, por në pjesën e dytë luajtëm keq dhe nuk ishim aty ku duhej, ndaj Laçi gjeti barazimin dhe nuk mundëm të shënonim më.

“Guri vendimtar, por edhe fati nuk e ndihmoi më Kukësin? Mendoj se jam kundër, nëse flitet për fat. Kemi luajtur ndeshje të mira dhe për sa kohë kam këtu, nuk është fati ai që ka na ka ndihmuar. Nga vendi ku ishim në renditje dhe ku kemi shkuar nuk ka të bëjë fati, ndaj nuk më pëlqen si konkluzion.

“Mendoj se fitorja kundër Partizanit ishte shumë e mirë për ne, skuadra e meritoi, nuk është se vendosi fati, apo se kundërshtari luajti dobët. Sot në pjesën e dytë gabuam, luajtëm keq, Laçi u rrit gradualisht dhe arriti të na shënonte. E dinim që Laçi do ta shtonte presionin në pjesën e dytë dhe ashtu ndodhi. Nuk ishte i mirë reagimi ynë dhe Laçi përfitoi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *