Pakti mes trajneri Sarri dhe Ronaldos, do të shënojë 40 gola në “Seria A”

Mauricio Sarri njihet për metalitetin e tij sulmues, gjë e cila reflektohet edhe në numrin e golave që ekipet e drejtuara prej tij kanë realizuar. Me ardhjen e tij në pankinën e bardhezinjve, pritet të shtohen edhe golat për sumuesit e ekipit.

Madje një pakt është vendosur mes Sarrit dhe Ronaldos, në të cilin bëhet fjalë se Sarri i ka premtuar portugezit 40 gola në sezon me të në stol. Padyshim një numër i lartë ky, por duke ditur se bëhet fjalë për një nga futbollistët më të mirë që ka njohur historia e futbollit, nuk mund të quhet një mision i pamundur. Madje nën drejtimin e teknikut italian, Higuain ka arritur të shënojë 36 gola në kampionat në kohën, kur kjo dyshe i përkistet klubit të Napolit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *