“Pakt” shqiptarësh në Kroaci, Ajeti “skuqet” në derbin vëllazëror

0

Françesko Tahiraj ka debutuar me fanellën e Hajdukut të Split në transfertën e sotme kundër Osijekut të vendit të dytë. Futbollisti i skuadrës vlonjate u aktivizua në minutën 58-të në minutën nga stoli. Ndeshja u mbyll me fitoren 1 – 0 të Hajdukut, një rezultat ky që i shkon për shtat Lokomotivës së Zagrebit, ku aktivizohet lojtari tjetër i kombëtares sonë Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati i Kosovës.

Zhvendosemi në Zvicër ku përballjen e vëllezërve Ajeti, doli i fituar sulmuesi i Bazelit, Albian Ajeti, ndërsa mbrojtësi kuqezi Arlind Ajeti la Grasshopersin me 10 lojtarë në minutën e 26-të, pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë.

Sulmuesit shqiptarë Xhakomo Vrioni dhe Sokol Cikalleshi kanë dalë kokulur nga fusha e lojës. Venecia e Vrionit është mundur me rezultatin 3 – 0 në transfertën ndaj Beneventos, ku 20-vjeçari luajti 23 minuta. Me të njëjtin rezultat është mundur dhe Akhisarspori i Sokol Cikalleshit nga Bashakshehiri kryesues. Sulmuesi kavajas luajti për 90 minuta në këtë takim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.