Paketa te Reali? Kjo deklaratë qetëson milanistët!

Lukas Paketa do të jetë i Milanit. Nëse ndokush kishte dyshime apo frikë se Reali i Madridit do arrinte t’ua merrte kuqezinjve, duhet të qetësohet. Drejtori i Përgjithshëm i Flamengos, Bruno Spindel, ka folur për “Coluna do Flamengo”.

Fillimisht është pyetur se pse nuk po e mbajnë lojtarin dhe ai sqaron se janë përpjekur, por shitja e tij është vendimi më i mirë për Flamengon dhe Paketën. “Po flas si menaxher, pasi këto vendime i takojmë Këshillit. Unë punoj këtu me të njëjtin përkushtim prej ditës së parë dhe synoj të krijoj vlera që do të vlejnë në një periudhë afatgjatë për Flamengon. Vendimi u mor sepse: është strategjikisht i mirë për Flamengon, krijon vlera për klubin, krijon marrëdhënie strategjike. Nuk duhet të presim më gjatë. Nëse është lëvizje pozitive për klubin, atëherë duhet bërë”, ka thënë fillimisht Spindel.

Më tej ai ka shtuar: “Flamengo ka kërkuar ta mbajë Paketën, t’ia zgjatë kontratën. Luajtja në Europë është një ëndërr për shumë lojtarë, sikurse aktivizimi në Champions. Milani është një klub i madh. Ne nuk mund të ofrojmë të njëjtat ëndrra, këtu nuk mund të luash me Mesin, Nejmarin dhe Kristiano Ronaldon. Duhet të evoluojmë. U përpoqëm të rinovonim me lojtarin, por dëshira e tij ishte të luante në Europë. Kemi folur me klube të ndryshme, arritëm ta mbanim deri në fund të viti dhe në janar do e lëshojmë”.

OFERTAT DHE REALI – Drejtori Spindel nuk dëshiron të zbulojë se kush e ka kërkuar Paketën. “Klube të ndryshme, nuk vlen të përmendim emra, por ta paktën 10 klube e kanë kërkuar. Jo të gjithë të të njëjtit nivel. Propozimi i Milanit ishte më i miri dhe do të jetë mirë edhe për lojtarin. Është edhe Kaka që ka bërë historinë atje.

Mendoj se Milani është në një moment të rëndësishëm, ka në klub Leonardon dhe Maldinin. Ata janë dy pika referimi dhe e dinë se çfarë po bëjnë. Ai qytet i ka mirëpritur brazilianët në të shkuarën dhe do të jetë mirë për lojtarin dhe Flamengon që të ketë një lojtar që do të bëjë mirë edhe në Europë. Reali i Madridit? Nuk dimë asgjë. A ka ndonjë mundësi? Flamengo ka nënshkruar një kontratë dhe do ta respektojë”, ka përfunduar drejtori i përgjithshëm i Flamengos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *