Paketa te Milani, ka një mesazh para largimit

Milani shpreson të ketë gjetur Kakanë e ri. Plot 35 milionë euro kanë shkuar në arkat e Flamengos për Lukas Paketa, mesfushorin e avancuar që të dielën luan ndeshjen e fundit kundër CA Paranaense. Futbollisti 21-vjeçar arriti të shënojë 10 gola në kampionat dhe tanimë do të provojë të luajë në elitën e futbollit italian.

“Është koha për t’u përshëndetur, jam gati për të nisur një aventurë të re. E falënderoj Flamengon për gjithçka më ka dhënë, por pas 12 vitesh besoj se është momenti i duhur për t’u larguar. Në ditët në vijim do të kem shumë gjëra në kokë, do të më duhet të pushoj dhe të punoj mirë për t’u përgatitur për ndeshjen e fundit. Besoj se do të jetë një mirupafshim, jo një lamtumirë”, shkruan mesfushori.

Paketa në janar do t’i bashkohet Milanit, që pas dëmtimeve të pësuara së fundmi me zor e pret mesfushorin. Në fillim u mendua që ai të lihej te Flamengo deri në verë, por me situatën e krijuar te kuqezinjtë kjo gjë duket e pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *