Pakënaqësi tek Interi, projektohet largimi i parë

Merkatoja e janarit është hapur prej ditësh dhe lëvizjet e para kanë nisur. Në kampin e Interit, Antonio Kandreva është një ndër lojtarët më të pakënaqur, teksa aktivizimet e tij kanë qenë me pikatore.

Kjo është dhe arsyeja, që italiani me sa duket do të largohet nga “San Siro”, me destinacionin e mundshëm, që pritet të jetë Uest Hemi. Ekipi nga Londra, e kërkoi me ngulm dhe në merkaton e verës, Kandrevën, por ky i fundit vendosi të qëndrojë tek Interi.

Gjithsesi, tashmë 31-vjeçari është kthyer në një alternativë të tretë dhe zgjidhja e vetme që i ka mbetur është largimi. Politano shihet si titullar, ndërsa Keita Balde si alternativ e tij. Me situatën aktuale, Kandreva zor se mund të refuzojë dhe një herë kalimin në Londër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *