Asnjë sforcim, Kroacia heq qafe Nigerinë

Gjithçka perfekte, Kroacia e nis shkëlqyeshëm Kupën e Botës dhe me një fitore 2-0 ndaj Nigerisë merr kreun e grupit D, aty ku befasia ka ardhur nga Argjentina.

Ndryshe nga amerikano-jugorët, skuadra e drejtuar nga Zllatko Daliç ka qenë perfekte, edhe falë një ndihme nga Nigeria.

Etebo shënoi në minutën e 32-të në portën e vet, në një pjesë të parë mjaft të qetë dhe të ekuilibruar.

Në të dytën Nigeria u mundua të reagonte, por Kroacia kontrolloi qetësisht dhe 18 minuta para fundit Manxhukiç fitoi një penallti që Modri¢ e transformoi me qetësi.

Pa sforcim e pa krijuar shumë raste për shënim, Kroacia nis fluturimin, ndërsa Nigeria e pafat është tashmë nën presion të madh dhe në ndeshjen e ardhshme kundër Islandës nuk i vlen as barazimi.

KROACI – NIGERI    2-0

Shënues: Etebo 32′ aut., Modriç 72′ pen.

72′ GOL KROACIA! Penallti e qartë në favor të Kroacisë, Manxhukiç ndalet me faull në zonë. Modriç me qetësi shënon. Ishte goditja e parë në kuadrat nga Kroacia në ndeshjen e sotme!

PJESA E PARË – Nuk ishte një 45-minutësh i bukur për t’u parë. Dy skuadra shumë të kujdesshme për të mos pësuar dhe pak hapësira në mbrojtjet përkatëse. Megjithatë, sapo Etebo shënoi në portën e vet, Kroacia mori frenat e lojës dhe dominoi.

’32 GOL KROACIA! Pas gjysmë ore loje pa shumë emocione, me dy skuadra shumë të kujdesshme, vjen goli i parë. Sulmuesit e Kroacisë bëjnë lëvizje shumë të mira, Manxhukiç godet i fundit dhe Etebo devijon në portën e vet.

1′ Nis ndeshja.

Gjithçka gati për ndeshjen e fundit të ditës në Botërorin rus, me Kroacinë që përballet me Nigerinë.

Në letër favorite e detyruar Kroacia, me emra të nivelit botëror si Rakitiç, Modriç, Perishiç e Manxhukiç, ndaj pritet shumë prej një ekipi që gjithnjë ka pasur talent pa fund.

Në krahun tjetër, Nigeria është ende një enigmë, sepse përveç Obi Mirel, Mouzes, Aiuobi e ndonjë lojtari tjetër, shumica janë emra të panjohur për ata që nuk e ndjekin me vëmendje Nigerinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *