Pak centimetra larg milionave, sa i pafat ky bastvënës!

Toni Kros shënoi një gol fantastik në minutat shtesë kundër Suedisë, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim për Gjermaninë, që është kthyer sërish favorite për të fituar trofeun.

Megjithatë, në gjithë atë festë të tifozëve gjermanë në fund të takimit, një tifoz i pafat duhet të ketë festuar dhe më pas të jetë shtangur nga ajo që i ka ndodhur me një skedinë fantastike.

Nëse shumë njerëz festonin edhe për faktin se thjesht kishin bast fitoren e Gjermanisë, një bastvënës në kompaninë angleze SkyBet kishte luajtur një bast të çmendur: Meksikë-Korea e Jugut 2-1, Lukaku që do shënonte 2 gola nga Tunizisë dhe Toni Kros që do të shënonte nga jashtë zone.

Pasi u kompletuan dy bastet e para, Toni Kros shënoi me goditjen e dënimit në shtesë, por 5 sterlina bast për të fituar më shumë se 5000 të tilla u dogjën për faktin se Kros e pasoi topin shkurt te Rojs dhe ky ishte pak centimetra brenda zone, duke bërë që basti të digjej, sepse topi u shkelmua brenda vijës rrethuese të zonës.

Një nga bastet më të pafat në histori, sepse me siguri bastvënësi ka festuar gjatë, para se të kuptonte çfarë ndodhi. Shumë njerëz bënë thirrje në Tëitter që SkyBet të paguante, por rregullat janë rregulla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *