Paje këmbëngul: Nuk e godita me qëllim Ronaldon

0

Francezi dëmtoi yllin e Portugalisë në finalen e Kampionatit Evropian, por thekson se ishte vetëm një duel me fat të keq për sulmuesin e Real Madridit

Mesfushori i kombëtares franceze, Dimitri Paje, ndihet keq kur thonë se ndërhyrja e tij fatale ndaj Kristiano Ronaldos në finalen e së dielës në “Euro 2016” nuk ishte me qëllim. Portugalia mposhti 1-0 Francën në shtëpi në kohën shtesë falë një goli fantastik në minutën e 109-të nga sulmuesi zëvendësues Eder, por sulmuesi i saj kryesor u dëmtua pasi pësoi një faull nga francezi i Uest Hemit. “Nuk ishte me qëllim nga unë, ishte vetëm një duel, kaq”, – u tha Paje gazetarëve pas ndeshjes, shkruan “Goal.com”. “Unë rimora topin në zotërim dhe nëse e dëmtova nuk ishte qëllimi im. Nuk është në natyrën time të jem djalë i keq në fushë. Nuk ka dyshime për këtë”, – shtoi ai. Më pas, i pyetur për humbjen ndaj luzitanëve, Paje argumentoi shkurt pse Franca nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës. “Ne nuk shënuam për shumë arsye. Ia arritëm të bënim dy gola ndaj Gjermanisë gjatë kohës që ata mbanin topin. Kësaj here është e njëjta gjë, por kjo vlen për skuadrën tjetër. Ky është futbolli, kështu funksionon. Gjithsesi, falenderoj të gjithë tifozët, të cilët mua personalisht gjatë gjithë turneut më kanë ndihmuar shumë.”

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image