Paje ia del mbanë, lë Uest Hemin për Marsejën

0

Më në fund, pas disa javësh luftë me Uest Hemin, mesfushori Dimitri Paje është kthyer në shtëpi, pasi Marseja ka mbyllur zyrtarisht marrëveshjen me Uest Hemin, paguar 25 milionë sterlina.

Ylli i kombëtares franceze kishte javë të tëra që kishte shpallur hapur dëshirën për t’u kthyer në shtëpi dhe kishte vendosur të bojkotonte ndeshjet e Uest Hemit, duke kërcënuar se nëse zbriste në fushë, do të simulonte dëmtime, vetëm e vetëm për të mos luajtur.

Uest Hemi rezistoi gjatë, por oferta e fundit ishte vërtet joshëse, për një futbollist 30-vjeçar, i cili në fakt e kishte bërë të qartë se e kërkonte lartgimin për të qenë pranë familjes.

Presidenti i Uest Hemit Dejvid Salivan deklaroi mbrëmë se kishte mbetur shumë i zhgënjyer nga sjellja e një futbollisti i cili vetëm para disa muajsh kishte rinovuar dhe ishte një idhull për tifozerinë, ndaj ishte i gatshëm ta mbante te të rinjtë për shumë kohë, vetëm për të treguar se asnjë lojtar nuk është mbi klubin dhe duhej dhënë një mesazh i fortë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.