Padia e Panuçit ndaj Nishanit, gjykata vendos

Kristian Panuçi iu gëzua fitores me Izraelin, por ka dështuar në akuzën e tij për shkaktim dëmi moral, që kishte ngritur ndaj ish-presidentit Bujar Nishani. Gjykata e Tiranës e ka rrëzuar kërkesën e trajnerit italian.

Sipas Top Channel, gjyqtarja Anila Karanxha ka gjykuar se dosja e formuluar nga përfaqësuesi ligjor i Panuçit kishte mangësi. Nuk jepen detaje, por italiani ka 20 ditë kohë për të plotësuar gjithçka.

E gjithë kjo situatë u krijua pas humbjes 3-0 që Shqipëria pësoi në qershor kundër Kosovës. Ish-presidenti Nishani e etiketoi Panuçin si sharlatan dhe tani palët do të përballen në gjyq. Trajner i kombëtares ka kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *