Pacquiao vs Thurman, bota e boksit me sytë nga Las Vegas

0

Legjenda e sportit të boksit Manny Pacquaio rikthehet këtë pas pak orësh në ring për duelin 71-të të karrierës së tij. Boksieri filipinas do ndeshet me kampionin amerikan Keith Thurman, i cili vjen me një rekord të pamposhtur prej 29 fitoresh, 22 prej të cilave me nokaut.

Kundërshtari i Pacquiaos, Keith Thurman, 29 fitore (22 nokaute), 0 barazime, 0 humbje

Edhe pse në moshën 40-vjeçare, Pacquaio konsiderohet si boksieri favorit për ta fituar këtë duel sipas kompanive të basteve. Fituesi i përballjes do të bëjë të tijin brezin kampion bote të konfederatës WBA në kategorinë e peshës “welterweight” (66.7 kg).

Në rast fitorej Pacquaio do të bëjë të tijin brezin kampion bote të konfederatës “WBA”. Një e veçantë e këtij dueli është se në vendet “vip” pranë ringut do të jetë dhe legjenda amerikane Floyd Mayweather, i cili mundi Pacquiaon disa vite më parë. Është e sigurt se në rast fitoreje, filipinasi do ta sfidojë sërishë ish-boksierin e pamposhtur. Dueli transmetohet dhe në Shqipëri nga “RTSH Sport”. Evenimenti fillon të dielën në orën 3 të mëngjesit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.