Pa trajner, Bylisi rrezikon në Pogradec

0

Matematika mban gjithçka hapur në grupin B në Kategorinë e Parë. Për momentin Bylisi është 10 pikë pas Tiranës, por sot luan në Pogradec dhe ka edhe një ndeshje të prapambetur në Shënkoll, sfidë që po shtyhet pa fund dhe natyrisht është një gafë e rëndë e Federatës, pasi lejon që Shënkolli e Bylisi të shohin renditjen pas një ose dy javësh dhe nëse Shënkolli ka shpëtuar, nuk i kushton gjë t’i bëjë një nder Bylisit.

Ndërkaq, Bylisi me dy fitore shkon -4 nga Tirana, që do të thotë -2 në në play-off. Kampionat totalisht i hapur, mjafton të përmendet fakti që të shtunën luhet Bylis-Tirana, një betejë nga ato që duhen parë.

E megjithatë, sot në Pogradec Bylisi është pa trajner, pasi edhe Troisi ka “fluturuar”. Në Ballsh thotë për faktin se udhëtoi me makinë personale dje për në Pogradec, Troisi shkruan në Facebook se klubi mashtron. Si është e vërteta? Nuk ka për t’u gjetur kurrë.

Pogradeci sheh punën e vet, vjen nga dy humbje rresht dhe me një fitore kap vendin e tretë. Nuk është se pikët i ka detyrim, por në fundjavë shkon në Kuçovë dhe aty rrezikon jo pak, ndaj një rezultat i mirë sot vlen shumë.

 

Formacionet e mundshme

Pogradeci: Mali, Hysenllari, Pura, Pere, Shyti, Liçkollari, Topllari, Lame, Çekiçi, Jahaj, Alillari. Trajner: F. Fetollari.

Bylis: Dramolli, Buzi, Shoshi, Bella, Hoxhaj, Çukuka, Luiz Henrikue, Zisi, Murataj, Mahmutaj, Granado. Trajner: E. Miço.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here