“Pa tifozë është e tmerrshme”, Hafizi i prekur nga Vllaznia: U bë e bezdisshme, e vuajnë tifozët

0

Rifillimi i sezonit ëshët shumë afër, teksa vetëm disa ditë na ndajnë nga zbritja e skuadrave në fushë. Megjithatë rikthimi është shoqëruar me probleme për Vllazninë, ku situata doli jashtë kontrollit aq sa lojtarët refuzuan stërvitjen për shkak të problemit me pagat. Mbi këtë temë ka folur edhe trajner i njohur shkodran, Astrit Hafizi.

Ky i fundit ishte i ftuar në “Fan Zone”, ku u shpreh se nuk është u habitur nga gjendja në klubin e Vllaznisë, pasi këto probleme kaqë qenë prezente prej kohësh në kampin kuqeblu. Ndërkohë Hafizi thotë se pasojat po i vuan shumë e dhe tifozeria shkodrane.

“Kampionatet edhe për tifozët zhvillohen. Pavarësisht se jemi në një situatë jo të zakonshme. Që të zhvillosh ndeshjet e kampionateve apo ato të Champions League pa tifozë do të jetë e tmerrshme. Forma e fizike do të jetë e vështirë për t’u arritur, lojtarët e kanë të Kulmin e kishin kur filloi kampionati.

Situata e Vllaznisë? Unë mendoj se nuk është hera e parë që ndodhin në shkodër këto probleme. Ju i keni dëgjuur këto kohët e fundit por unë mendoj që u bënë të bezdisshme dhe përsëritshme. Problemet do i vuajë shumë tifozeria. Që nga momentet kur ra nga Kategoria dhe tani po rrezikon në Play out, që nuk është shumë e bukur për ekipin, qytetin dhe atë skuadër që ka e që ka qenë gjithnjë në elitë”, ka thënë Astrit Hafizi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.