Pa Mesin dhe pa ajër, Argjentina fundoset në Bolivi

0

Një makth i vërtetë: Bolivia është i tillë për Argjentinën, që pikërisht në La Paz ka pikën e vet më të dobët, aq sa duket sikur është më e lehtë të luajë në Brazil.

Edhe pse sërish u provua një recetë me kafeinë, paracetamol e viagra, për të ndihmuar në frymëmarrje, kombëtarja Celeste e vuan tmerrësisht mungesën e oksigjenit në kryeqytetin bolivian, 3600 metra mbi nivelin e detit, ndaj humbja 2-0 pësuat mbrëmë nuk habit askënd, pasi Argjentina nuk fiton prej 12 vitesh aty.

Shanset për disfatë u shtuan ndjeshëm nga lista e gjatë e mungesave, me Lionel Mesin që u pezullua nga FIFA pak orë para ndeshjes.

Në Bolivi këmbët mbajtën vetëm 30 minuta, ndërsa më pas bolivianët filluan të vraponin dyfish dhe të bombardonin portën mike, duke shënuar dy gola që futin në telashe pa fund Argjentinën, sepse renditja është bërë sërish alarmuese dhe rrezikohet Botërori.

Bolivi – Argjentinë       2-0

Shënues: Arce 31, Moreno 53

Bolivia: Lampe, Bejarano, Raldes, Flores, Zenteno, Chumacero, Castro, Escobar, Wayar (Campos 85), Arce (Justiniano 73), Martins (Miranda 90).

Argjentina: Romero, Roncaglia, Musacchio, Funes Mori (Caruzzo 36), Rojo, Perez (Acuna 70), Pizarro, Banega, Di Maria, Correa (Aguero 56), Pratto.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image