Pa merkato s’ka sukses, Bajerni bën gati çekun për goditjen “big”

0

Nikolas Pepe është njeriu i momentit në Francë. Mesfushori i avancuar, i cili aktivizohet me Lilën, ka mahnitur me paraqitjet e tij këtë sezon në Ligën e parë. Në 24 javë kampionat, afrikani ka shënuar plot 16 gola, duke ndihmuar Lilën të renditet e dyta pas PSG-së së vendit të parë.

Për lojtarin nga Bregu i Fildishtë ka shumë kërkesa, ku në merkaton që lamë pas ishte një ndër objektivat kryesorë të shumë ekipeve të mëdha. Gjithsesi, 23-vjeçari vendosi që këtë sezon ta mbyllte me Lilën dhe më pas të bënte kapërcimin e madh.

Lidhur me këtë fakt, mediat në Francë kanë raportuar ditën e sotme lajmin e bujshëm. Bajerni i Mynihut, duket më pranë shërbimeve të Pepes, me drejtuesit bavarez, të cilët duket se janë në bisedime prej muajsh me klubin francez. Këta të fundit e vlerësojnë yllin e tyre së paku 50 milionë euro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.