Pa koment e mbylla! Largimi i Starovës nga Laçi, nuk ka vend për shumë fjalë

Sulejman Starova është larguar nga ekipi i Laçit pas rezultateve jo të mira të marra në Superiore. Në fillim u mendua se trajnerit do t’i besohej edhe ndaj Tiranës, por nuk rezultoi kështu.

Shkarkimi erdhi dhe vendin e ka marrë Armando Cungu. I kontaktuar nga “Sport Ekspres” në lidhje me këtë largim, Starova ka thënë: “E kam mbyllur pa koment bashkëpunimin”. Pra do të jetë e vështirë për të kuptuar arsyet e vërteta të largimit në këtë moment, kur të gjithë prisnin që të kishte edhe një shans me Tiranën dhe biseda do të ngel mes tij dhe presidentit Laska. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *