Pa frikë/ “Nuk i kam dëgjuar kurrë ata dhe ja ku jam”, Napoli motivon me video para Barcelonës

0

Napoli do të ndeshet mbrëmjen e sotme me Barcelonën, ndaj të cilëve do të luajnë shanset për një vend në çerekfinale. Por për tu përballur me një kundërshtar të nivelit të katalanasve nevojitet një motivim i madh. Këtë duket se kanë vendosur ta arrijnë përmes një videoje motivuese, që pritet të rrisë kurajën te futbollistët për të bërë më të mirën në “San Paolo”.

Protagonistë janë disa prej futbollistëve kryesorë të Napolit, të cilët tregojnë se janë përgatitur gjithë jetën për ndeshje të këtij niveli. “Pa frikë” është fraza me të cilën napoletanët mbyllin videon, megjithëse shprehen se për të arritur objektivin duhet të jenë të gjithë të bashkuar. Gjithashtu në video del edhe një frazë ku thuhet “nuk i kam dëgjuar kurrë ata, prandaj jam këtu sot”, si për të treguar se pavarësisht se Barcelona shihet si favoritja kryesore në këtë ndeshje, asgjë nuk e është e pamundur për tu arritur./Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

Everyone together, united. With no fear. ?? ? #ForzaNapoliSempre #UCL

A post shared by SSC Napoli (@officialsscnapoli) on

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.