Pa eksperiencë, vendime absurde dhe penallti skandaloze: kush është arbitri që i dha karton të kuq Mesit

Ndeshja për vendet 2-1 në Copa America, mes Argjentinës e Kilit, por ishte skandaloze për mënyrën si e menaxhoi arbitri Mario Díaz de Vivar, i cili nxori me karton të kuq Medel dhe mbi të gjitha Leo Mesin, i cili për herë të dytë në karrierë mori një ndëshkim të tillë, sërish të pamerituar.

Arbitri paraguajan ishte aq katastrofik në vendimet e tij, saqë edhe mediat braziliane e kanë sulmuar ashpër, duke dalë hapur pro Mesit dhe duke evidentuar disa fakte që vërtetojnë se Conmebol kishte zgjedhur arbitrin e gabuar për atë ndeshje plot tension.

Vetëm 35 vjeç, Mario Díaz de Vivar është arbitri më i ri dhe me më pak eksperiencë në Copa America. Vetëm 4 ndeshje ndërkombëtare për kombëtaret, me gjithë ndeshjen e së shtunës, tregon qartë çfarë vlerësimi skandaloz i ka bërë Conmebol finales së vogël.

Historia e Mario Díaz de Vivar është e mbushur me episode polemike dhe vendime skandaloze.

Kartoni i kuq për Dedé – Në Copa Libertadores 2018 Boka Zhuniors përballej me Kruzeiro, për çerekfinalet e kompeticionit. Mario Díaz de Vivar ishte arbitër në VAR dhe ishte ai që i dha kryesorit Eber Aquino që të nxirrte me karton të kuq mbrojtësin brazilian Dedé, për shkak se goditi me kokë portierin Andrada, me Boca Juniors që fitoi 2-0.

Më pas, Conmebol e anuloi pezullimin e Dedé, por Mario Díaz de Vivar e bëri gafën e pakthyeshme gjatë ndeshjes.

Penalltia skandaloze – Mario Díaz de Vivar ka drejtuar 211 ndeshje në karrierë dhe ka një mesatare të frikshme kartonësh të kuq, me një të tillë në 3 ndeshje. Në vitin 2018, në ndeshjen Independiente de Campo Grande – Sol de America, Díaz de Vivar nuk dha një penallti skandaloze për skuadrën vendase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *