Ozil pranë largimit nga Arsenali, zbulohet destinacioni

Mesut Ozil ka edhe tre vite kontratë me Arsenalin, por fantazisti është pranë largimit. 30-vjeçari tundohet nga ideja për të luajtur në vendin e origjinës së prindërve të tij, në Superligën turke.

Ish-lojtari i kombëtares gjermane kërkohet me insistim nga Fenerbahçe, klub që ka objektiva të mëdha për sezonin e ardhshëm. “Gjiganti” nga Stambolli i ka kërkuar “topçinjve” huazimin me të drejtë blerje të mesfushorit ofensiv, sipas raportimeve të “Futbol Arena”. Anglezët janë dakord me formulën dhe mbetet të përcaktohet shuma dhe bonuset e veçanta.

Ozil është pjesë e Arsenalit që prej vitit 2013 dhe gjatë kësaj periudhe ka shënuar 43 gola dhe ka dhuruar 74 asiste në 231 ndeshje të zhvilluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *