Ozil i bën presion Arsenalit me një shifër të çmendur për rinovim

0

Mesut Ozil mund të largohet nga Arsenali verën e ardhshme, sepse rinovimi i tij është ende pezull dhe duket i pamundur, duke parë pretendimet e gjermanit.

Mesfushori 28-vjeçar mbetet një ndër lojtarët më të rëndësishëm të “Topçinjve”, por nuk ka pasur një sezon fantastik dhe kërkesa e tij për një kontratë prej 14.4 milionë sterlinash në sezon ka trembur Arsenalin.

Në këtë moment Ozil merr 140.000 sterlina në javë, që do të thotë 6.7 milionë sterlina, thuajse 8 milionë euro në sezon, por Arsenali është i gatshëm t’i ofrojë deri në 12 milionë sterlina në sezon, një shifër natyrisht e jashtëzakonshme.

Bisedimet do të vazhdojnë në fund të sezonit, por tek Arsenali po e humbasin durimin, pasi duket qartë që Ozil mendon më shumë për 2 milionë sterlina plus për rinovimin, sesa për t’u bërë një lider i vërtetë në Londër.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here