Ozil gradohet dhe shënon, arbitri i kërkon autograf!

Mesut Ozil mundohet të lërë pas historinë trishtuese të “divorcit” me kombëtaren gjermane për shkak të fotove me presidentin turk Erdogan dhe trajneri i Arsenalit Unai Emeri po i jep mbështetje të plotë.

Sot Arsenali është në fushë për miqësoren kundër PSG-së në Singapor, sfidë e vlefshme për turneun ndërkombëtar International Champions Cup, ndërsa Ozil është “graduar” kapiten i “Topçinjve”.

Një gjest që tregon sa shumë besohet tek Ozil dhe sa e duan në Londër, ndërkohë që gjermani shënoi golin e parë të takimit, në minutën e 13-të, duke marrë një pasim perfekt nga Obamejang, i cili u tregua altruist.

Ndërkaq, në momentet para fillimit të takimit kamerat kanë një moment të veçantë, sepse gjatë momentit kur skuadrat po bëheshin gati të dilnin nga tuneli që të çon në fushë, arbitri i takimit i kërkoi Ozilit një autograf. I habitur dhe në siklet, Ozil firmosi kartonin e verdhë të arbitrit, i cili e arriti fitoren e vet për sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *