Ozil: Dëgjoj shumë kritika, por nuk më bëhet vonë

0

Mesut Ozil është një nga emrat më të diskutuar te Arsenali. Një kampion bote te “Topçinjtë” nuk ka se si të jetë ndryshe. Për mirë apo për keq ai mbetet gjithnjë në qendër të vëmendjes. Aq më shumë në këtë sezon, ku po diskutohet për rinovimin ose jo të kontratës së tij me Arsenalin. Në një intervistë të gjatë për “Daily Mail”, Ozil është ndalur tek të gjitha temat, që nga fëmijëria në Gelsenkirshen dhe frika nga minjtë, deri te titulli kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, por dhe problemet me Arsenalin.

Fëmijëria –  “Jam rritur në një familje normale me rrënjë turke në Gelsenkirshen. Gjëja më e rëndësishme në familje ishte solidariteti mes pjesëtarëve. Kur isha fëmijë, gjithnjë isha më i vogli në trup nga shokët. Kujtoj se shpesh zbrisnim me shokët në bodrum, por kisha shumë frikë minjtë, asnjëherë nuk zbrisja kurrë i vetëm” ka thënë Ozil buzagaz.

Rrënjët turke dhe futbolli – “Sa më shumë kalojnë vitet më shumë i kupton gjërat. Sigurisht që në Bundesligë do të preferonin një lojtar me origjinë gjermane përpara një lojtari gjerman me origjinë turke apo çfarëdo tjetër. Shpesh e pyesja babai për se kjo dhe ai më thoshte se gjithçka i detyrohej rrënjëve të familjes sime. Tani gjërat kanë ndryshuar, por asokohe ishte shumë e vështirë.”

Lidhja me Turqinë – “kur mendoj për të ardhmen, jam i bindur se e ardhmja ime është në Gjermani. Unë kam lindur atje, jam rritur atje, jam mësuar me disiplinën atje. Por nuk i mohoj rrënjët e mia që janë nga Zonguldak në Turqi.”

Ozil dhe besimi islam – “Të jesh kampion bote dhe i suksesshëm të vë në qendër të vëmendjes. Të gjithë të ndjekin në çdo hap. Si musliman duhet të shkosh në Mekë. Për mua, vizita atje ishte një eksperiencë e mrekullueshme që dua ta përjetoj sërish. Kam postuar foto që andej, sepse shumë miq e fansa të mi ma kanë kërkuar, por nuk kam dashur të provokoj askënd.”

Integrimi – “Është diçka që i takon çdo personi. Shembulli konkret është kombëtarja gjermane. Nëse i hedh një sy ekipit, ka shumë lojtarë me rrënjë nga vende të ndryshme nga Gjermania. Zherom Boateng ka rrënjë nga Gana, Sami Kedira nga Tuniza, unë gjithashtu nga Turqi. Por më e rëndësishme është se të gjithë e respektojmë dhe e mirëkuptojmë njëri-tjetrin.”

Kritikat te Arsenali – “Dëgjoj shumë, me dhe pa të drejtë, por nuk i kushtoj rëndësi, nuk ua vë veshin. Për mua kanë rëndësi vetëm kritikat e trajnerit. E di fare mirë se çfarë jam në gjendje të bëj. Unë jam një model suksesi.”

Topi i artë – “Çdo lojtar e ëndërron një trofe të tillë në planin personal, por për mua nuk është një domosdoshmëri. Nëse do ta fitoj një ditë do të isha i kënaqur, por më interesojnë titujt me ekipet ku luaj. Pastaj për të fituar Topin e Artë duhet të fitosh patjetër Ligën e Kampioneve.”

Arsenali dhe kontrata – “Kam dhe një vit kontratë dhe shpresoj që së bashku të fitojmë titullin në Angli dhe Premier Ligën. Ky klub e ka potencialin e duhur për t’ia arritur. Unë jam i kënaqur në Londër, por nuk mund ta them se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Në verë do të vendosim gjithçka.”

E ardhmja e Venger – “Ai është i rëndësishëm për mua dhe për klubin. Të gjithë duhet ta dimë se çfarë do të bëjë, do të largohet apo do të qëndrojë. Ai ka qenë shumë i rëndësishëm për mua, ishte ai që më mori këtu”- ka mbyllur Ozil.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image