Overmars e konfirmon, ylli i Ajaksit është në shitje!

Ajaksi do të përfitojë miliona këtë merkato. Pas shitjes së Frenkie De Jong dhe largimit thuajse të sigurt të Matijs De Ligt, kampionët e Holandës pritet të përfitojnë edhe nga shitja e një tjetër ylli. Hakim Zijesh është nxjerrë në shitje dhe 2 klube angleze janë vërsulur menjëherë.

Arsenali dhe Mançester Junajtid kanë bërë gati paratë dhe duan të sigurojnë sa më parë shërbimet e mesfushorit. 26-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të dalluar, duke shënuar 16 gola dhe duke asistuar 13 herë në Euredivisie. Po ashtu, Zijesh ka bërë një supersezon edhe në Champions League.

Siç raportohet, algjeriani ka një klauzolë prej 25 milionë eurosh, por klubi i Ajaksit me shumë gjasa nuk do të pajtohet me këtë shumë. Në pritje të ofertave, Ajaksi po fërkon duart, ndërsa dy klubet angleze duhet të mposhtin njëra-tjetrën për firmën e 26-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *