Ouen: Zizu unik, jo çdokush mund të luajë me Realin! Championsi? Ja kush e fiton

0

Majkëll Ouen mbahet mend si djaloshi i artë i futbollit anglez. Ish-sulmuesi shpërtheu me Liverpulin, aty ku fitoi “Topin e Artë” në vitin 2001.

Në vitin 2004 erdhi transferimi te Reali i Madridit, por aventura spanjolle zgjati vetëm një sezon, në të cilin Ouen shënoi 13 gola. Dëmtimet e shumta bënë që lojtari të mos arrinte më të kthehej në nivele të larta, pavarësisht se u aktivizua me Njukasëllin, Mançester Junajtid dhe Stok Sitin.

39-vjeçari ka folur për “Marca”, aty ku komenton rikthimin e Zinedin Zidan në krye të stolit të Realit, merkaton e ekipit dhe fituesin e Champions Ligës për këtë sezon.

ZIDAN – “Rikthimi i Zidanit ishte i papritur dhe i befasoi të gjithë. Jam i sigurt që kjo periudhë pauze dhe pushimi i ka bërë mirë, sepse të jesh trajner, sidomos i Realit të Madridit, është shumë stresuese. Solari ishte një mik i madh i imi kur ishim futbollistë, por Zizu është unik. Ai ka fituar shumë dhe ju ka rikthyer buzëqeshjen njerëzve.”

MERKATO – “Hazard dhe Kejn janë lojtarë të mëdhenj, por Reali ka në përbërje shumë lojtarë të nivelit të lartë. Jam i sigurt që presidenti do ta përforcojë skuadrën. Kejn është një lojtar shumë i mirë, ashtu edhe Hazard. Premier Liga ka futbollistë shumë të mirë, por në Spanjë është ndryshe. Ata që blen Reali duhet të jenë të fortë dhe specialë. Mendoj se për momentin ka vetëm 10 futbollistë në botë, të cilët mund të luajnë me Realin.”

CHAMPIONS – “Jam i bindur që këtë sezon trofeu do të fitohet nga një skuadër angleze. Liverpuli është i përqendruar në kampionat, por ka shanse për ta fituar Championsin. Siti ka vite që lufton në Angli dhe mendoj se ka ardhur koha të kërkojnë trofeun e madh në Europë. Do të ndihesha shumë i lumtur nëse kupa kthehet në Angli sivjet.”

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.