Osvaldo rikthehet në Itali, arsyeja do t’u habisë

0

Sulmuesi italo-argjentinas Pablo Daniel Osvaldo do të rikthehet në Itali më shumë se tri vite pas largimit të tij nga skuadra e Interit. Nuk bëhet fjalë për futboll, pasi sportin Osvaldo i ka “larë duart” që prej dy vitesh.

33-vjeçari do të jetë një ndër personat “VIP” që do të marrin pjesë në emisionin e RAI “Ballando con le stelle” ose siç njihet me emrin në gjuhën angleze “Dancing ëith the stars”. Një emision ky ku një grup personash të famshëm garojnë në format eliminimi javë pas javë, në bazë të performancave në stile të ndryshme kërcimi.

Ndoshta Osvaldo mund të jetë më i avantazhuar se të tjerët në këtë aspekt, pasi është rritur në Argjentinë një vend që ka traditë të madhe në kërcim dhe natyrisht s’mund të harrohet lidhja e ish-futbollistit me muzikën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.