Osvaldo i habit të gjithë: Më mirë në muzikë, me pak para jeton një jetë më të qetë!

Pablo Osvaldo është një ndër lojtarët me karrierën më të pasur në futboll, me ekipe si Roma, Juventusi, Interi apo dhe Boka Zhuniors, por argjentinasi prej vitesh është tërhequr nga futbolli për të vijuar karrierën e tij në muzikë.

33-vjeçar tashmë, Osvaldo është pjesë e një bande rroku, ku ka pasur mjaft sukses, sidomos në Argjentinë. Së fundmi, ish-sulmuesi ka bërë një rrëfim interesant, ku shprehet se i pëlqen të jetojë me më pak para, pasi ka një jetë më të qetë.
“Janë dy skaje të ndryshme, kur nuk ke para ose ke shumë. Më e mira është të qëndrosh në mes. Me pak para jeton një jetë relaksuese dhe të qetë. Do të ishte më e vështirë të vazhdoja të bëja diçka që nuk më tërhiqtë më. Nuk pendohem kurrë. Gjithçka ndodh për një arsye. Mund të ndreqësh një gabim, por jo të pendohesh. Të gjithë më thonë që jam i çmendur.

Edhe babai im, i cili është një ish-këngëtar më thotë: ‘Më mungon të të shoh në fushë.’ Më thyhet zemra sa herë ma thotë. Gjithsesi, për fat të mirë është mamaja që gjithmonë më thotë: ‘Vetëm ji i lumtur, nuk ka rëndësi asgjë tjetër.’ Në koncerte në Argjentinë, kam parë njerëz të këndojnë fjalë që unë i kam shkruar në 4 të mëngjesit. Kjo është një magji e vërtetë. Nuk kam nevojë për gjë tjetër, ky është sekreti im.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *