Osmani: Takaj ters, Superkupën e luajmë me vajzat e Partizanit

Tefik Osmani njihet për sensin e humorit në media dhe nuk i kursen as batutat në momente të caktuara. I ftuar në “Procesin Sportiv” në “Top Channel” nuk është kursyer aspak. Mbrojtësi ka deklaruar në humor se presidenti i sjell ters skuadrës dhe nuk e marrin më në stadium, por po ashtu në humor e sipër ka treguar se të njëjtin fat mund të ketë dhe trajneri Daja, i cili mund të ndjekë presidentin, pasi tashmë është Shehi ai që p qëndron në stol: “Presidenti Takaj nuk vjen më. I kemi thënë dhe ne që e kemi si ters dhe nuk e duam në stadiume. Vjen zëvendëspresidenti Arlindi. As Shehin nuk po e fusim në portë, por rri në panikun. Profesor Daja është pak në vështirësi, pasi ka frikë se mos e lëmë si puna e presidentit Takaj që të rrinë bashkë”.

Sa i përket titullit kampion Osmani e ndjen veten të qetë, duke vënë në dukej faktin se ai dhe skuadër e tij kanë dominuar ndaj çdo kundërshtari: “Po mos të jemi të sigurt ne matë diferencë që kemi. Në kampionat ne  kemi mundur që të gjithë kundërshtarët si me lojë dhe me rezultat. Ne në asnjë ndeshje edhe në grupet e Europa League-s nuk kemi hyrë si inferior”.

Në fund sërish një thumbim për klubin e Partizanit, por këtë herë skuadrën e femrave të volejbollit, ku deklaron se nëse fitojnë dhe Kupën do të luajnë Superkupën me skuadrën e Partizanit, por ekipin e femrave në një ndeshje volejbolli: Nëse fitojmë finalen e kupës me Laçin, Superkupën do ta luajmë me ekipin e vajzave të Partizanit, por normalisht do të humbasim, pse ça jemi ne të fitojmë”, përfundon Tefik Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *