Osmani: Skënderbeun e urrejnë, por mbetet 7-8 vende mbi të tjerët

Një ndër lojtarët kryesorë të Skënderbeut këto vitet e fundit, Tefik Osmani, ishte një “vullkan” pas fitores në Vlorë, sepse ka shfryrë ndaj gjithë atyre që kanë kërkuar dhe shpresuar që Skënderbeu të përjashtohet nga kupat e Europës, ndërsa është i bindur se Skënderbeu do ta fitojë gjyqin me UEFA-n dhe do të vijojë të përfaqësojë Korçën dhe Shqipërinë në Europë.

“Kemi qenë pak nën presion, sepse një humbje mjafton dhe të gjithë na vërsulen, a thua se nuk jemi ekip shqiptar. Jemi në Vlorë, aty ku dy lojtarë kanë bërë histori në Europë dhe respektohen kudo, ndërsa Skënderbeu trajtohet si armik kudo.

Kthimi i Skënderbeut pas dy humbjesh: “Ka qenë një rënie që ka ardhur edhe për shkak të dënimit nga UEFA. E dinim që do vinte një dënim, e prisnim, por lajmi zyrtar natyrisht na tronditi rëndë, nuk është e lehtë të përballosh situata të tilla. Megjithatë, e kam thënë që Skënderbeu nuk ka rival, është i pari, ka nja 7-8 vende bosh, pastaj vijnë të tjerët”.

“Kukësi shpreson të luajë në Champions: “Varet, duhet pyetur Kukësi për këtë gjë, në cilën Champions do luajnë. Nuk di që vendi i dytë të shkojë në Champions, nëse ata shkojnë atje, ne shkojmë në grupe, nuk e di. Unë mund të premtoj që do të shkojmë sërish në Champions dhe do të tentojmë të kapim grupet, sepse në Europa League tashmë shkojmë pa frikë, edhe pse shumë njerëz e urrejnë Skënderbeun, brenda e jashtë Shqipërisë”.

“Sharjet e tifozëve, a mund të ndalet ndeshja nga arbitri?: “Nuk më vjen keq për sharjet ndaj meje apo të të tjerëve. Nuk flet asnjë lojtar me arbitrin për të ndalur lojën në raste të tilla”.

Rënia në ndeshjet e fundit: “Pa justifikuar, por në çdo ndeshje nuk kemi qenë të plotë. Na kanë munguar Shehi, Vangjeli, Radas e Lilaj, është një bosh i rëndësishëm për çdo ekip, jo vetëm për ne. Sot mungonin vetëm Shehi e Lilaj dhe u kthyem Skënderbeu që duam ne dhe nuk e duan të tjerët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *