Osmani sfidon gocat e Partizanit, Guerrilsat i kujtojnë kur puthte stemën e Partizanit

Tefik Osmani e përsëriti pas finales së Kupës së Shqipërisë batutën e tij se “Superkupa tashmë duhet luajtur kundër gocave të Partizanit”, një provokim që mbrojtësi e lëshoi pas fitores së fundit në Tiranë.

Batutë e hidhur, e tepruar, që nuk mund të mos gjente reagimin e ashpër të tifogrupit të kuq Ultras Guerrils, që me një postim në Facebook kanë shpërthyer në fyerje ndaj Osmanit, si dhe kanë postuar një video ku i kujtojnë futbollistit të Skënderbeut se para një dekade puthte stemën e Partizanit, pas një goli shënuar në derbin ndaj Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *