Osmani: Puna e gjunjëve është e “vjedhur”, ja arma e Partizanit

Tefik Osmani ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në “rtsh”. Futbollisti i Teutës foli në lidhje mbi fitoren e kësaj fundjave ndaj Kastriotit dhe mbi barazimin midis Kukësit e Partizanit.

FITORJA NDAJ KASTRIOTIT – “Ky kampionat ka treguar se nuk ka ndeshje të lehta. Fitorja na kthen në momentet e mira. Kishim disa javë që nuk merrnim rezultate të mira”.

I nxitur nga një batutë e përdorur në studio nga Shkëlqim Muça gjatë analizës së ndeshjes Kukësi – Partizani, Osmani tha “E kam parë ndeshjen, nuk di nga ta nis. Kjo puna e gjunjëve është marrë nga ekipi i Skënderbeut. Ata që e kanë thënë e kanë mbajtur fjalën. Këta të Kukësit nuk e mbajtën. Merita ka Partizani. Më kanë pëlqyer që nuk kanë dalë nga loja. Janë mbrojtur mirë dhe kanë dalë në kundërsulm. Nuk bëjnë aventura dhe kjo ka qenë arma e tyre. I kanë shfrytëzuar mundësitë që kanë pasur”.

Fitorja me Kastriotin? Vinim nga rezultate jo të mira. Ishte një fitore që e arritëm me vështirësi. Të luash me një ekip që është për mbijetesë, nuk është e lehtë. Ata luajnë sikur nuk kanë çfarë humbin, janë goxha agresivë. Të gjithë e kanë pasur të vështirë”.

Pozicionimi në mesfushë? Luajtja para mbrojtjes, pasi Kallaku kishte luajtur me Shpresat. Pas ndeshjes me Partizanin klima nuk ishte e mira. Me Kastriotin nuk kishim rrugë tjetër. Po të fitonim me Luftëtarin, mund të ishim shumë pranë për të luftuar për titullin. Nuk ka ndeshje ku tre pikët janë të sigurta. Luajmë kudo për fitore dhe jemi nga ekipet e vetme që luajmë mirë futboll të hapur. I përshtatemi edhe presidentit, atij i pëlqen loja sulmuese. Ajo ndonjëherë edhe të penalizoi”.

“Objektivi është Europa. Kemi ndeshje edhe në Kupë, që të çon më shpejt. Gjëja më e keqe është se kemi humbur pak besimin e tifozëve. I rikthyem dhe më pas i zhgënjyem. Si vit i parë që është, pasi nuk është e lehtë, është ecuri e mirë. Edhe lojtarët ndihen keq për tifozët. Aty gjithmonë nuk ka pasur presion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *