Osmani është për t’i prishur dëshirat Superiores, do të “rrëmbejë” sërish Ferhan Hasanin

Ferhan Hasani ka qenë gjithmonë një temë që diskutohet vazhdimisht për një mbërritje në Superiore. Ekipet elitare të kampionatit shqiptar kanë kërkuar të firmosin me këtë futbollist, por pa arritur të mbyllin të gjitha procedurat.

Sulmuesi u largua nga ekipi i Al Read ku ishte në drejtimin e Besnik Hasit, pasi nuk arriti të gjente veten. Por sërish duket se problemi kryesor për të ardhur në Shqipëri mbetet Qatip Osmani. I njëjti trajner që e kishte te Shkëndija e Tetovës dhe ku arriti t’i merrte maksimumin Hasanit.

Mediat në Maqedoni raportojnë se Hasani do të transferohet dhe është në bisedime me Shkupin, që pritet të mbyllen në janar. I njëjti trajner që ka marrë drejtimin e këtij ekipi së fundmi, Qatip Osmani, e bind lehtësisht me të kaluarën futbollistin dhe ka një avantazh më të madhe se gjithë skuadrat e tjera në garën e merkatos. /Sport Ekspres/