Osja: Jo vetëm fitoret objektiv i Vllaznisë, shohim më larg

0

Vllaznia ka bërë diferencën në grupin  A dhe një fitore këtë javë me Besëlidhjen i afron edhe më shumë me Superioren., Rikthimi në elitë është vetëm çështje kohe, por tanimë përpara drejtuesve ka dalë një detyrë e re: gjetja e një trajneri pas largimit të Hasan Likës. Nën drejtimin e tij kuqeblutë morën 16 fitore, 2 barazime dhe dy humbje, që i kanë shkëputur me 11 pikë nga rivalët.

Safet Osja do të drejtojë seancat stërvitore gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që ai flet për SportEkspres.com dhe thekson se gjatë këtij sezoni Vllaznia nuk ka menduar vetëm për të fituar ndeshjet, por edhe për të përzgjedhur lojtarët për sezonin e ardhshëm.

“Vllaznia ka zhvilluar 20 ndeshje të mira me Hasan Likën trajner dhe nën drejtimin e tij ne kryesojmë pa asnjë lëkundje Grupin A. Por në çdo ndeshje, veç tri pikëve, objektiv ne kemi patur edhe përzgjedhjen e futbollistëve që garantojnë për sezonin e ardhshëm. Vllaznia thuajse e ka garantuar Superioren”, thotë Osja.

Më tej ai shton: “Jemi në përgatitjet për ndeshjen e radhës me Besëlidhjen, ku tri pikët janë detyrim për skuadrën tonë. Ne do ta konsolidojmë më shumë kreun e grupit e deri në fund do të bëjmë një garë të ndershme”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.