Ose janë shumë të zgjuar ose…! Sold out dhe pa maska, Elis Bakaj luan sërish në vendin…e çuditshëm

Ende nuk kuptohet se çfarë nuk shkon me Bjellorusinë. Në gjithë Europën flitet për mjekët, infermierët, viktimat e COVID-19 dhe dëgjohen vetëm sirenat e ambulancës që marrin dhe dërgojnë në spital të infektuarit.

Por në Bjellorusi, nuk ka asnjë problem, çdo gjë shkon si më parë. Si të ishte në një botë krejtësisht tjetër dhe të mos kishte asnjë lidhje me këtë planet. Elis Bakaj ka luajtur edhe në ditën e sotme, për 90 minuta, ndërsa u zhvillua përballja ndaj Slutsk e fituar me shifrat 0-1.

Nga ana tjetër u zhvillua edhe derbi mes FC Minks dhe Dinamo Minsk, e mbyllur 3-2. Gjëja më e habitshme është se kishte edhe stadium “Sold out”, me tifozët që jo vetëm qendronin ngjitur, pasi nuk e kishin një tjetër zgjidhje në numrin që ishin, por edhe pa maska mbrojtëse. Si më parë, duke kënduar dhe brohoritur për ekipet e tyre të zemrës. Bjellorusia është i vetmi vend në Europë që e vazhdon akoma futbollin e luajtur, duke marrë gjithë habinë dhe çudinë të europianëeve. Ose janë shumë të zgjuar ose… /Sport Ekspres/