Orikumi në ditën historike, 90 minuta për një ëndërr

0

Sot luhet finalja e parë e fazës play-off për ngjitje në Kategorinë e Parë: Sopoti që zbriti Elbasanin në Kategorinë e Dytë kërkon pikërisht në Elbasan qëndrimin në kategori, kundër një emri të panjohur në nivelet e larta të futbollit shqiptar, Orikumit.

Do të jetë një betejë, sepse eksperienca e Sopotit do të përballet me entuziazmin e pamaë të Orikumit të vogël, që është një hap larg historisë.

Qytezë e vogël pranë Vlorës, por me më shumë se 10.000 banorë dhe një zhvillim konstant në çdo drejtim, Orikumi tashmë ka edhe një klub futbolli serioz, me një stadium të bukur e komod edhe për Kategorinë e Parë.

Në sezonin e rregullt skuadra e drejtuar nga Albert Haxhija u rendit e dyta, pas Naftëtarit, duke merituar vendin në play-off. Një organizim i admirueshëm, me një mbështetje të konsiderueshme edhe nga Bashkia Vlorë, bën që në Orikum të korrin frytet e punës disa-vjeçare dhe tashmë të synojnë me të drejtë ngjitjen në futbollin e madh.

Ndonëse nuk ka luajtur kurrë në Kategorinë e Parë, Orikumi nuk futet inferior në fushë sot, sepse lojtarët e saj nuk janë modestë. Portieri 19-vjeçar Edmir Sali luante te Flamurtari deri në janar, ashtu si shumë lojtarë të tjerë të kësaj skuadre, me emra si Endrit Hoxhaj e Noel Xhelili që kanë eksperiencë edhe në Kategorinë e Parë, ndërsa Geri Hoxhaj është një “ish” i Sopotit.

90 minuta, apo edhe më shumë, për të realizuar një ëndërr: sot është dita e madhe.

Image may contain: 16 people, people smiling

CAPOJ – Administratori i skuadrës, ish-kryetar i Bashkisë në Orikum dhe personi që bëri të mundur krijimin e ngritjen e kësaj skuadre, Gëzim Capoj, beson shumë se mundësitë janë reale dhe se sezonin tjetër kjo skuadër do të jetë një kategori më lart. “Ne, kemi zhvilluar një sezon shumë të mirë duke rivalizuar deri afër fundit me Naftëtarin, por nuk është vetëm ky sezon, por edhe kampionatet e tjera, në të cilat i kemi shkuar pranë vendit të parë ose të dytë. Por, nuk ja kemi arritur në finish. Mendoj, se ky vit është i yni, pasi kemi punuar maksimalisht gjatë gjithë kampionatit dhe se sezonin tjetër do të jemi në Kategorinë e Parë. Do të luajmë një finale përballë Tërbunit në “Elbasan Arena” dhe të mos harrojmë se do të jetë shumë e vështirë. Duhet të kemi në konsideratë faktin se luajmë përballë një skuadre që një vit më parë ishte pjesë e Superligës. Megjithatë, besimi ekziston dhe dëshira mbetet e madhe. Besimi ekziston duke parë skuadrën që kemi dhe dëshirën e këtyre djemve për të qënë një kategori më lart. Pas Flamurtarit, tashmë, duam të jemi skuadra e dytë e Vlorës. Ndaj edhe sot do të ngjitemi një kategori më lartë. Besojmë shumë tek mundësitë tona dhe padyshim që presim një ndeshje shumë të luftuar. Ky Orikum, e meriton që të jetë një ligë më lartë”, tha Capoj.

Haxhiaj: Orikumi e meriton të ngjitet

Ndërkohë, trajneri i Orikumit, Albert Haxhiaj, beson shumë tek ngjitja në të Parën. Ai ka eksperiencë, si trajner, pasi ka drejtuar edhe në Superligë: “Kemi punuar gjatë gjithë kësaj kohe për këtë ndeshje finale, duke parë se vendin e dytë e kishim siguruar prej kohësh. Kampionati që kemi bërë ishte mjaft cilësor dhe vendi i dytë ishte i merituar edhe pse ndoshta mund të merrnim diçka më shumë. Por, tani kemi një finale, përballë një skuadre jo të lehtë si: Tërbuni, të cilën e kemi vlerësuar maksimalisht për këtë ndeshje dhe do të kërkojmë të jemi një kategori më lart sezonin tjetër. Ky ekip dhe tifozeria e kësaj skuadre në Orikum, e meritojnë që të festojnë. Luajmë 90-minuta shumë të vështira, por do t’ia dalim”, ka theksuar Haxhiaj, trajneri i skuadrës së Orikumit.   

Tifozët, ka udhëtim falas

Autobusë falas për tifozët nga Orikumi dhe jo vetëm drejt Elbasanit. Drejtuesit e skuadrës se Orikumit, kanë vendosur në dizpozicion të tifozëve autobusë falas, duke kërkuar sa më shumë mbështetje për skuadrën në këtë finale që të çon një kategori më lart. Nisja pritet që të kryhet nga Orikumi në orën 10:00, të ditës së sotme, ndërsa takimi starton në orën 16:00.

Image may contain: one or more people, crowd and outdoor

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here