Oriku, Sakaj mesazh të rinjve: Tregoni se sa vleni!

Oriku po bën një fazë të tretë të qetë, pasi qëndrimin në Kategorinë e Parë e siguroi që në mbyllje të fazës së dytë të kampionatit. Ai ishte objektivi dhe tanimë mendojnë për ndeshjen e radhës me Egnatian në Berat. Gjatë këtyre ndeshjeve ka pasur hapësira për të rinjtë. Për këta të fundit ka edhe një mesazh nga ana e trajnerit Artan Sakaj.

Për SportEkspres.com, ish-mbrojtësi i Flamurtarit deklaron: “Nuk e kemi nënvlerësuar garën në fazën e tretë, edhe pse synimi ynë për këtë sezon u realizua. Në çdo ndeshje u kemi dhënë hapësira të rinjve, kështu do të ndodhë edhe në ndeshjen e radhës. Por edhe të rinjtë ta tregojnë veten sa vlejnë, të mos e ndjejnë veten thjesht për numër në organikën e skuadrës”.

Ndërkohë, për ndeshjen me Egnatian Sakaj shprehet: “Asnjë ndeshje nuk nënvlerësohet nga ana jonë. Gara është serioze dhe duhet respektuar nga java e parë e deri tek e fundit. Kështu, sfida e radhës me Egnatian mendoj se do të jetë e hapur për çdo rezultat. Ne do të luftojmë që të mos dalim pa pikë”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *