Origi “ringjall” veten dhe Liverpulin, Evertonin e tradhton heroi i ndeshjes

Derbi i Merseyside mbyllet me një çmenduri. Gafë e Xhordan Pikford, i cili ishte heroi i ndeshjes deri në atë moment dhe nga kjo gafë përfitoi, Divok Origi, i cili i dha fitoren Liverpulit “in extremis”. Festë e çmëndur në “Anfield”, teksa çdo gjë u mbyll 1-0 në favor të të kuqve.

Ndeshja nisi mjaft e ekuilibruar, ku të dyja ekipet patën raste për shënim, por mbrojtjet respektive ishin në lartësinë e duhur. Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë totale dhe skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes në paqe.

Fraksioni i dytë ishte më intensiv, ku Liverpuli e kërkoi më shumë fitoren pavarësisht se loja e “The Reds” la disi për të dëshiruar pasditen e sotme. Gjithsesi në momentin kur çdo gjë dukej e mbyllur, Pikford bën një gafë, ku Divok Origi, belgu i harruar përfitoi dhe shënoi për ti dhënë fitoren ekipit të tij.

Tashmë, të kuqtë rikthehen të jenë përsëri dy pikë pas Mançester Sitit në vendin e dytë, ndërsa Everton mbetet në vendin e gjashtë në kuotën e 22 pikëve. Ndeshja e ardhshme për ekipin e Klop do të jetë në transfertën e Bërnlejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *